KreuBusull

Reagimi i Babis Anagnostopoulos kur mori vesh se vajza e tij mori mbiemrin e nënës së saj!

Reagimi i Babis Anagnostopoulos kur mori vesh se vajza e tij mori mbiemrin e

Babis Anagnostopoulos është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij Caroline Crouchs. Së fundmi Babis Anagnostopoulos pasi mori vesh që vajza nuk do të mbajë më emrin e tij, por do të marrë mbiemrin e së ëmës që u vra prej tij, u shpreh se do më të mirën për vajzën e tij.

“Unë dua më të mirën për vajzën time, kam besim të plotë te gjyshja e saj. Familja e Caroline e cila u vra nga Babis, dëshiron që fëmija të shkëputet plotësisht nga babai i tij”, tha ai.

Reagimi i Babis Anagnostopoulos kur mori vesh se vajza e tij mori mbiemrin e

Prej më shumë se një viti, gjyshja e Lidias ka kujdestarinë e plotë dhe ka nisur procedurat për ndryshimin e mbiemrit që mban tashmë vajza e saj Caroline. “Procesi përfundoi dhe vajza e vogël mori mbiemrin Crouch. Bazuar në interesin më të mirë të fëmijës, familja vendosi dhe filloi procesin e ndryshimit të mbiemrit në mënyrë që Lidia e vogël të mos mbajë më mbiemrin e një vrasësi”, tha për protothema.gr  avokati i familjes së Carolinës, z.Tanasis.

Ndryshimi i mbiemrit të të miturës Lydia ishte akti përfundimtar në vendimin e nënës së Caroline për ta shkëputur fëmijën nga familja atërore e Babis Anagnostopoulos dhe nga gjithçka që lidhej me vrasjen brutale të nënës së saj.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF