KreuBusull

Interi zyrtarisht kampion; mesfushori shqiptar Kristjan Asllani në fushë në ndeshjen me Torinon!

 Interi zyrtarisht kampion; mesfushori shqiptar Kristjan Asllani në

Interi ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 ndaj Torinos në kuadër të javës së 34-të në elitën e futbollit italian.

Në këtë takim që vlejti sa për statistika për Interin pasi janë shpallur zyrtarisht kampion të Serie A, u paraqit edhe mesfushori shqiptar Kristjan Asllani, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 63-të.

Interi zyrtarisht kampion; mesfushori shqiptar Kristjan Asllani në

Pjesa e parë e këtij takimi ishte mjaft e baraspeshuar, me Interin që pati posedimin e topit, mirëpo munguan rastet konkrete për gol. Avantazhin numerik në fushë e shfrytëzoi më së miri Interi, që arriti të realizojë dy gola brenda një kohe tejet të shkurtër.

Interi zyrtarisht kampion; mesfushori shqiptar Kristjan Asllani në

Hakan Calhanoglu ishte autor i dy golave, ku fillimisht shënoi në minutën e 56-të për rezultatin 1-0 e më pas katër minuta më vonë, saktësisht në minutën e 60-të shënoi edhe një herë tjetër për 2-0.

Para përfundimit të kampionatit, kanë mbetur edhe katër ndeshje, ndërsa vikendin e ardhshëm Interi do të luajë si mysafir i Sassuolos.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF