KreuBusull

U mbyt me të tre fëmijët në lumin e Bunës; familjarët e Almës refuzojnë ta varrosin pranë fëmijëve!

U mbyt me të tre fëmijët në lumin e Bunës;

Ditën djeshme, pas tre fëmijëve u gjet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e lumit Bunë në Shkodër. Ndërsa fëmijët 9, 8 dhe 3 vjeç do të prehen në varrezat e qytetit të Shkodrës, familjarët e 39 vjeçares së ndjerë janë shprehur se vajza e tyre do të prehet në vendlindje, në Durrës. Ata kanë refuzuar që nëna dhe tre fëmijët të jenë në të njëjtin vendprehje në Shkodër, sepse sipas tyre fajtori i kësa tragjedie është bashkëshorti i Almës.

“Unë do të këmbëngul deri në fund që vajzën time, se dëgjova dhe deklaratën e kunatit të Almës që tha se kemi bërë katër arkivole, fëmijët e vet t’i mbajnë, ndërsa vajzën do e marr dhe do e varros në Durrës afër nënës së saj. Ajo s’ka njeri në Shkodër, se një burrë pati. Nuk dua ta dëgjoj më atë fjalë Shkodër, se ajo Shkodër i hëngri kokën vajzës time. I lutem shtetit që me këtë hall që kemi ne, dua që të na ndihmojnë që ta sjellim fëmijën këtu e ta varrosim në Durrës”- ka deklaruar gjatë një interviste babai i së ndjerës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF