Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në kryeqytet teksa dy vajza të reja janë gjetur të vdekura në rrethana misterioze. Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, dy shtetase ukrainase janë gjetur të vdekura tek zona e “Selvisë” në Tiranë.
Vajzat ukrainase dyshohet se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.
Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



















