KreuBusull

Mesazhe kërcënuese ndaj Almës, foto e video me të dashurën e re; çfarë u gjet në telefonin e Ergys Arrazit!

Mesazhe kërcënuese ndaj Almës, foto e video me të

Ngjarja tragjike në Shkodër ku nëna u vetëflijua në lumin e Bunës së bashku me fëmijët e mitur 3, 8, dhe 9 vjeç ka nxjerrë detaje të reja të cilat janë zbuluar në telefonin e bashkëshortit të së ndjerës. Sipas gazetarit Erald Harlicaj në telefonin e Erdgys Arrazit janë gjetur komunikime me bashkëshorten Almën të cilat ishin me tone kërcënuese e po ashtu edhe foto e video me të dashurën e tij me të cilën kishte një lidhje jashtëmartesore.

“Është bërë këqyrja e telefonit të Erdgys Arrazit. Janë zbuluar mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me zonjën e ndjerë.  Është kuptuar që marrëdhënia e tyre ka qenë krejt e krisur, sepse në bisedat me njëri tjetrin ka qenë shumë e ftohtë. Madje ka pasur edhe tone kërcënuese nga ana e Erdgysit. anë vërtetuar edhe dyshimet që ka pasur një lidhje jashtëmartesore, nga këqyrja e telefonit, sepse janë zbuluar biseda, video dhe foto me të dashurën e tij të re, ku është kuptuar se kishte një jetë të dyfishtë. Kohët e fundit Erdgysi kishte bërë prezantimin e të dashurës së re me fëmijët, madje kishte edhe foto në telefon që i mbante me djalin 3-vjeçar apo vajzën e vogël”; ka treguar gazetari Harlicaj në programin ‘Breaking’ në Top News.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF