KreuBusull

Wings for life: Nisma për ndryshimin e jetës!

Wings for life: Nisma për ndryshimin e jetës!

Çfarë i bëri bashkë vrapuesit dhe fondacionin Wings For Life World Run që mbështetet nga Red Bull më datën 5 Maj tek liqeni artificial i Tiranës? Tirana më 5 Maj ishte pjesë e 265.818 vrapues-ve në të gjithë botën, 192 shteteve pjesëmarrëse dhe 8.1 milion donacioneve të mbledhura për kërkimet shkencore mbi dëmtimet e palcës kurrizore. 

Wings for life: Nisma për ndryshimin e jetës!

Wings for life: Nisma për ndryshimin e jetës!

Wings For Life World Run është një ngjarje që po bëhet gjithnjë e më e njohur për qëllimet ë saj të jashtëzakonshme humanitare dhe shkencore – e cila mblodhi vrapues profesionistë, amatorë dhe njerëz të njohur në botën e sportit. Kjo ngjarje nuk është vetëm një aktivitet sportiv, por një mundësi për të ndryshuar jetën e njerëzve.

Wings for life: Nisma për ndryshimin e jetës!

Wings for life: Nisma për ndryshimin e jetës!

Të gjithë vrapuan për një qëllim duke i dhuruar një buzëqeshje shpresë atyre që nuk mund të ecin! Ky event zhvillohet në të gjithë botën, të djelën e parë të muajit Maj në orën lokale 13:00, të gjitha donacionet e mbledhura nga regjistrimet shkojnë për të gjetur një kurë për dëmtimet e palcës kurrizore. Ndërsa kërkimet shkencore vazhdojnë, kjo ngjarje vazhdon të frymëzojë njerëzit në të gjithë botën, të lumtur që edhe vendi ynë ishte pjesë e kësaj nisme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF