KreuBusull

Vritet me thikë 40-vjeçarja shqiptare në Greqi; bashkëshorti në kërkim!

Vritet me thikë 40-vjeçarja shqiptare në Greqi;

Enkelejda Danaj, 40-vjeçe, është gjetur e vrarë me thikë mëngjesin e sotëm në zonën Menidhi në Athinë. Viktima u gjet në rrugë e vrarë me plagë në bark, ndërsa pranë saj gjendej thika me të cilën u vra.

Grupi hetimor përjashtoi pistën e vrasjes për grabitje, pasi gruas iu gjet çanta e paprekur me sendet personale, portofoli dhe celulari, ndërkohë që bashkëshorti i saj është shpallur në kërkim.

Vritet me thikë 40-vjeçarja shqiptare në Greqi;

Pas identifikimit, policia greke nisi kërkimet për të kaluarën e saj, duke kërkuar prova që mund të çojnë në zbardhjen e çështjes. Provat paraprake tregojnë për një histori të dhunës në familje. Edhe bashkëshorti është shqiptar dhe mësohet se çifti nuk kishte fëmijë.

Policia i kishte sugjeruar gruas që të largohej nga banesa, por viktima nuk pranonte e ishte rikthyer në banesën e përbashkët.

Në vendngjarje ka shkruar grupi i hetimit dhe po kryejnë hetimet, ndërsa po verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF