KreuBusull

Arrestohet 48-vjeçari në Kavajë; kryente marrëdhënie me vajzën e tij të mitur prej 4 vitesh!

Arrestohet 48-vjeçari në Kavajë; kryente marrëdhënie

Babi, 48 vjeç, dyshohet se prej katër vitesh kryente marrëdhënie seksuale me të bijën, 15 vjeçe, në qytetin e Kavajës.

Policia e Kavajës bën me dije se pas kallëzimit që vetë e bija 15 vjeçe ka bërë, 48-vjeçari Bledar Rako, babai i katër fëmijëve, është vendosur në pranga.

E mitura ka deklaruar se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit.

Arrestohet 48-vjeçari në Kavajë; kryente marrëdhënie

“Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, thekson Policia, ndërkohë që vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti tejet të rëndë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF