Një vullkan në jug të kryeqytetit të Islandës, Rejkjavik, është duke lëshuar lavë dhe tym që dy ditë radhazi, thanë autoritetet islandeze. Shpërthimi i këtij vullkani, për herë të pestë prej dhjetorit, ishte më i fuqishmi prej kur u aktivizuan sistemet vullkanike në gadishullin e Rejkjanes para tri vjetëve, sipas Zyrës Meteorologjike të Islandës.
“Prej të mërkurës pasdite, intensiteti i shpërthimit të vullkanit është zvogëluar dukshëm”, tha kjo zyre e cituar nga REL. Grindaviku, një qytezë e njohur për peshkim – ku janë kthyer vetëm pak njerëz për shkak se disa shtëpi u shkatërruan nga lava në fillim të këtij viti – u urdhërua t’i evakuojë banorët përsëri.
Në fillim të këtij viti u ndërtuan mure të gjata përreth Grindavikut për të mos e lejuar lavën të rrjedhë drejt qytezës. Zyra Meteorologjike tha se lava kishte rrjedhur deri te muret e ndërtuara përreth Grindavikut. Nuk u raportua për të lënduar nga shpërthimi i vullkanit, e po keshtu, reja e hirit nuk pritet te perbeje rrezik per Europen. Aeroporti më i madh i Islandës, Keflavik, e vazhdoi punën si zakonisht.