KreuBusull

Krijohet roboti që realizon transplantin e kokës!

Krijohet roboti që realizon transplantin e kokës!

Një firmë bioinxhinierike ka pohuar sot se po zhvillon një "sistem transplanti koke", nëpërmjet një roboti. Në një video të postuar nga Brainbridge propozohet përdorimi i inteligjencës artificiale dhe robotikës për të transferuar trurin dhe palcën kurrizore në një pacient nga një trup dhurues. I ngarkuar nga kompania, BrainBridge, prototipi (roboti)  mund të jetë gati për të kryer operacionin novator mjekësor pas tetë vitesh.

Krijohet roboti që realizon transplantin e kokës!

Në vitin 2016, Komiteti Etiko-Ligjor i Shoqatës Evropiane të Shoqatave Neurokirurgjike e shpalli transplantin e kokës tek njerëzit si joetik. Komiteti, megjithatë, nuk ka fuqi ligjore për të ndaluar kryerjen e procedurës, por prodhon udhëzime profesionale për praktikën e neurokirurgjisë.

“Rreziqet e përfshira për pacientin që i nënshtrohet transplantit të kokës do të ishin të mëdha, duke përfshirë rrezikun e vdekjes. Nuk ka bazë të qëndrueshme provash për të gjitha hapat e procedurës; për disa, madje ka mungesë të provës së konceptit”; ka qenë reagimi i shoqatës rreth kësaj ndërhyrje.

Por sipas sistemit të propozuar, trupi i dhuruesit, një pacient i vdekur nga truri me një trup funksional dhe marrësi, koka e të cilit do të transplantohet në trupin e ri, fillimisht do të ftoheshin të dy në 5°C (41°F) për të 'reduktuar potencialin dëmtimi i trurit'.

Krijohet roboti që realizon transplantin e kokës!

Një përqendrim i papërcaktuar i 'tretësirës artificiale të plazmës' administrohet më pas në të dy trupat për të mbajtur trurin dhe trupin me oksigjen dhe për të parandaluar mpiksjen. Kirurgjia, e kryer në mënyrë robotike, do të ekspozonte 'me kujdes' arteriet karotide dhe vertebrale dhe venat jugulare.

Gjaku më pas drenohet plotësisht nga koka e marrësit për të parandaluar mpiksjen përpara se të lidhet 'menjëherë' me sistemin e qarkullimit të trupit të dhuruesit dhe të pompohet me gjak të freskët të oksigjenuar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF