Pas ditëve përvëluese me temperatura deri 40 gradë, mëngjesin e sotëm Tirana është gdhirë me reshje të dendura shiu teksa raportohet se në qarkun e Lezhës kanë nisur edhe përmbytjet. Intensiteti i lartë i reshjeve solli prurje të shumta ujit, të cilët vërshuan në rrugët dhe lagjet e qytetit.
Problematika më e madhe u paraqit në bllokun e banimit 11 janari të lagjes “Besëlidhja”, ku niveli i ujit arriti në disa cm duke bllokuar hyrjet e pallateve si dhe vështirësuar lëvizjen e qytetareve dhe automjeteve.



















