Duket se performanca e tij në Euro 2024 ka rrëmbyer vëmendjen e drejtuesve të skuadrës elitare spanjolle Las Palmas. Jasir Asani i ka rënë në sy kësaj skuadre dhe menjëherë është rekrutuar nëpërmjet një kontrate dy vjeçare.
Sipas shtypit bëhet me dije se Asani ka mbyllur marrëveshjen personale me Las Palmas.
Palët kanë rënë dakort mes tyre për një kontratë 2 vjeçare dhe me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.
Kujtojmë se 29-vjeçari ka kontratë me Gwangju FC deri në dhjetor të këtij viti dhe nuk pritet që skuadraa koreane të bëhet pengesë për të.