Sara Gezdari është shqiptarja që jeton prej 1 dedkade në Londër dhe ka mundur të angazhohet në radhët e Partisë Konservatore Britanike. Mami i dy fëmijëve është përgjedhur nga drejtuesit e konservatorëve si kandidate për të përfaqësuar partinë e tyre në Zgjedhjet e Përgjithshme që do të mbahen në Britaninë e Madhe më 4 korrik.
Sara Gezdari konkurron në zonën më të pasur të Londrës në Richmond Park ku liberaldemokratët, rivalët e konservatorëve kanë pasur në zgjedhjet e fundit një shumicë prej 7 mijë votash.
Ajo është e bija e Edmond Gëzdarit, ish-futbollistit të mirënjohur të ekipit të Tiranës ose ish 17-Nëntorit në vitet 1970-1980.



















