KreuBusull

Divorci i bujshëm, reagon Ilir Meta: Nuk po ndahem për një grua tjetër!

Divorci i bujshëm, reagon Ilir Meta: Nuk po ndahem për një grua

Ndarja e çiftit të njohur të politikës Ilir Meta- Monika Kryemadhi ka qenë kryefjalë në media të ndryshme ditën e sotme. Gjatë një fjalimi në partin e Lirisë ku ai është drejtues, Meta bëri një deklaratë publike edhe për arsyet që e çuan atë dhe ish-bashkëshorten Kryemadhi të zgjidhin martesën e tyre përmes divorcit. Në fjalën e tij Meta theksoi se ndarja nuk ka ardhur për shkak të një gruaje tjetër.

“Marrëdhëniet tona kanë pësuar krisje të fortë që nga vendimi për djegie të mandateve që u morën me sakrificë dhe gjak në betejë të hapur ndaj koalicionit anti-Meta të 17 majit, të prindit 1 dhe 2. Qëndrimet e saj në kah të kundërt me kauzat që unë mbroj duhet të merrnin fund dhe vendimi ynë i jep fund çdo vendimi të panevojshëm. Mirëkuptoj çdo reagim të gjithkujt dhe përgjegjësitë e mia lidhen me qindra njerëz. endimet e mia i shërbejnë përmbushjes së kauzave të mëdha. Ky vendim nuk lidhet me raportin me të si grua dhe nënë e 3 fëmijëve tanë. Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër, por për të përmbushur kauzat. U kërkoj ndjesë 3 fëmijëve të mi të mrekullueshëm për shqetësimet. U kërkoj ndjesë prindërve dhe të afërmve, që më kanë edukuar me ndjenjën e detyrës. E mora këtë vendim për të shkuar deri në fund betejës me mafien që shantazhin e ka natyrën më të egër dhe të ndyrë. Mafia ka dhunuar normat tona zakonore. Interesi kombëtar ka mbizotëruar në interesin tim 30 vite dhe asnjëherë ai familjar. E gjithë jeta ime i përkushtuar integrimit të Shqipërisë”, tha ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF