Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se këtë të hënë janë hapur regjistrimet online në portalin e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta.
Sistemi do të jetë i hapur deri më 31 gusht, për t’i dhënë mundësi prindërve që të regjistrojnë fëmijët e tyre në çdo kohë.
“Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 8 korrik dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 gusht, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në çdo kohë të përshtatshme për ta”, shkruan Manastirliu.



















