KreuBusull

Habit mjekja e Onkologjikut: I thashë oficeres, më lër të iki se doktori më dha 10 mijë lekë

Habit mjekja e Onkologjikut: I thashë oficeres, më lër të


Mjekja Alketa Pere, pjesë e skemës abuzive së bashku me 6 persona të tjerë të cilët dërgonin pacientët me kancer nga QSUT drejt spitaleve private, ka qenë e ftuar në studion e Top Story mbrëmjen e kësaj të marte dhe ndër të tjera u shpreh se i tha oficeres së OPGJ se doktori Edmond Gashi i kishte dhënë 10 mijë lekë me shaka.

Habit mjekja e Onkologjikut: I thashë oficeres, më lër të

“Kurrë, kur deklarova në OPGJ, pak në presion e oficeres gjyqësore, I thash aman më lër të iki se më ka dhënë Edmond Gashi një 10 mileksh, nuk e mora seriozisht. Unë jam doktoresha që ndjek kimioterapinë, kjo paciente kishte burrin në burg, më kërkonte një epikrizë, unë atë ditë më doli një punë dhe ika pak herët nga muhabeti që kishte me Afrimin, se unë s’mbaj përgjegjësinë çfarë i kishte thënë Afrimit ‘i lash një kafe doktoreshës’, kur më ke dhënë mua kafe,  tha i kam thënë një vazo me lule më kanë ardhur në shtëpi që më bënë presion, i kishte bërë OPGJ”, u shpreh ajo. 

E pyetur se pse vendosi të shfaqej sërish në publik, Pere tha, “Për mua nuk është një moment i favorshëm por e zgjodha këtë emison të sqaroj pozicionin tim në këtë hetim, ngaqë kanë ndodhur kërto ngjarje më duket vetja… kam 30 vite si mjeke, po e them si eksperte”.

Alketa Pere u la në masën detyrim paraqitje nga Gjykata e Tiranës, ndërsa hetimet vijojnë ende.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF