KreuBusull

Instat/ Gati gjysmë milioni banorë janë larguar nga Shqipëria 13 vitet e fundit!

Instat/ Gati gjysmë milioni banorë janë larguar nga

Është ulur ndjeshëm numri i banorëve që jetojnë në Shqipëri dhe sipas vlerësimit më të fundit të Instat aktualisht vendi ynë ka vetëm 2.4 milionë banorë.

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e Censit 2023. Nga të dhënat e popullsisë, në Shqipëri rezultojnë 2.412.113 banorë. Krahasuar me Censin e vitit 2011 në vendin tonë rezultojnë 409 mijë e 831 banorë më pak ose afër 17%. Sipas këtyre të dhënave gati gjysmë milionë banorë kanë emigruar jashtë Shqipërisë në 13 vitet e fundit.

"Ky cens, vlerësoi në territorin shqiptar në datë 18 shtator 2023, 2 402 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme. Sot, kemi kënaqësinë të prezantojmë në detaje informacionet që lidhen me këtë proces, duke treguar në të njejtën kohë, se ky cens ka arritur qëllimin për të cilin u krye, ka justifikuar investimet afatgjata, mbështetjen financiare, nevojën e përdoruesve.

Por, nuk do të mjaftohemi me rezultatet që do të ndahen me ju sot, pasi puna dhe angazhimi ynë do të vijojë për sigurimin e informacioneve të detajuara, në nivel qarku, bashkie apo njësie më të vogël gjeografike. Analiza dhe studime tematike do të kryhen për fusha të ndryshme të jetës. Këto analiza do të jenë për përdoruesit një burim informacioni për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, më të barabartë dhe të qëndrueshme për të gjithë shoqërinë.

Të dhënat, janë një e mirë publike, dhe ju ofrohen hartuesve të politikave, vendimarrëseve, studiuesve, bizneseve, për ti përdorur për planifikimin zhvillimor, analizën e dukurive demografike, sociale, ekonomike dhe mjedisore, marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe zbatimin e tyre në praktikë në dobi të shoqërisë sonë.

Në emër të INSTAT dhe Ekipit të cens, falenderoj qytetarët për kontributin e tyre në përfundimin me sukses të këtij procesi, duke dhënë informacion për veten dhe familjarët e tyre."- tha Elsa Dhuli, drejtoreshë e Insitutit të Stastikave.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF