KreuBusull

Dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm, 90 pacientë të shtruar në spitalin e Bulqizës!

Dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm, 90 pacientë të

Ka shkuar në 90 numri i pacientëve të shtruar në spitalin e Bulqizës. Banorëve iu është bërë thirrje nga autoritetet të mos ta përdorin ujin e pijshëm deri në përgjigje të analizave pasi dyshohet që mund të jetë uji i pijshëm shkaku i helmimit.

Megjithatë pritet të konfirmohet arsyeja e helmimit përmes analizave përfundimtare.

Sipas burimeve mësohet se ka pasur përpjekje edhe për të fshehur këtë ngjarje ku rrezikohet jeta e banorëve nga cilësia e ujit të pijshëm në Bulqizë.

Dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm, 90 pacientë të

Në Bulqizë nuk është hera e parë që banorët i drejtohen spitalit për ndihmë mjekësore me shenja helmimi, gati një vit më parë pati një helmim masiv ku më shumë se 60 familjarë u paraqitën në qendrën shëndetësore të Gjoricës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF