KreuBusull

U dhunua rëndë nga partneri i vajzës që do takonte; ndërron jetë në spital 42-vjeçari nga Bilishti

U dhunua rëndë nga partneri i vajzës që do takonte;

Rigels Kaso nga Bilishti, 42 vjeç, i cili u gjet i dhunuar dhe i shtrirë në rrugë, ka ndërruar jetë në spital.  Dyshohet se i ndjeri është dhunuar nga Bajram Gjeleshi, 36 vjeç, pasi Kaso i kishte dërguar bashkëjetueses së tij mesazhe në rrjete sociale.

Gjeleshi pasi ka lexuar këto mesazhe në profilin e bashkëjetueses e ka ftuar 42-vjeçarin për t’u takuar pranë pallatit ku jetonte, në rrugën “Sokrat Miho”.

U dhunua rëndë nga partneri i vajzës që do takonte;

Duke menduar se do të takonte gruan me të cilën po fliste në rrjetet sociale ai shkoi në adresën e dhënë ku u përball me bashkëjetuesin e saj, i cili e dhunoi me grushte.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës më datën 15 korrik dhe ai u gjet nga kalimtarët në mëngjes të cilët njoftuan ambulancën. Nga verifikimet e kryera rezulton se 42-vjeçari ka qëndruar në Tiranë 3 ditë para se të ndërronte jetë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF