Është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike vajza e apasionuar pas motorrëve e cila quhej si motoçiklistja më e bukur ruse. Tatiana Ozolina, modelja motoçikliste të njohur si ‘MotoTanya’, humbi jetën në një aksident të rëndë në Turqi teksa ishte mbi motorrin e saj dhe u përplas me një kamion që rezultoi fatal. Shoqëruesi i saj mori plagë të rënda por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ozolina kishte disa miliona ndjekës në rrjetet sociale ndërsa raportohet se vdiq pasi u përplas dy dite me pare me motoçikletën e saj të kuqe BMW S1000RR, prodhim i vitit 2015, në një autostradë në Milas, pranë rezortit turk të Bodrum. 38 vjeçarja Ozolina njihej si “motoçiklistja më e bukur e Rusisë” dhe kishte shumë ndjekës në rrjetet sociale ku postonte video të jetës së saj të shpejtësisë e aventurës.



















