Bulëzat janë mishërimi i lumturisë. Ose lumturia ndonjëherë është thjesht ca bulëza të mbledhura në një gotë. Dhe kur kjo gotë mban emrin “Ferrari” dhe pihet pranë liqenit të Gardës, nëmes të vreshtave ku është prodhuar, në të freskëtin e peizazhit të gjelbëruar rreth Trentos e sidomos në shoqërinë e disa mikeshave, atëherë lumturia është e plotë dhe të kthehet hera-herës si bulëza kujtimesh.
Udhëtimi Ferrari nis nga Liqeni i Gardës. Aty në Riva del Garda, Rudina, Bieta, Jerina, Iva dhe Olesia drekojnë me Elisëndhe Anitën, përkatësisht përfaqësuesit e Ferrarit dhe Eurolab dhe provojnë të parat shije të bulëzave të Ferrarit, që shoqëron njëdrekë të lehtë e të sofistikuar me bazë peshku, që ndiqet nga njëshëtitje me varkë me vela në liqenin e Gardës.
Pastaj udhëtimi në qytetin e Trentos dhe qëndrimi në Grand Hotel me arredimin klasik që të bën të të duket vetja sikur po udhëton në kohë, e të nxjerrësh nga valixhja veshje të viteve ’50 dhe gati-gati të ndjehesh fajtore që s’ke dhe doreza të bardha e kapele... Qyteti dhe qendra ka të njëjtin sharm, pa nxitimin dhe ngutjen e këtij shekulli, pa zhurmat dhe turistët e veshur me shapka me gisht, pa tregtarë ambulantë dhe me restorantin Scrigno del Duomo, ku darka ka pjata të sofistikuara, të tjera shishe me bulëza Ferrari dhe shijen e mirë të një Italie qëgjendet vetëm në vende të tilla.
Pastaj dita e dytë nis atje ku bulëzat prodhohen, në kantinën Ferrari në Trento. Aty të shoqërojnë në të gjitha repartet dhe mund të shohësh gjithë punën që bëhet për të patur atë cilësinëperfekte të bulëzave me gotë, që nga fermentimi i rrushit dhe deri te puna që bëhet me dorë, për muaj me radhë, për tërrotulluar shishet një e nga një… Në një vizitë të tillë njeh historinë, që nisi në vitin 1902, me një njeri si Giulio Ferrari dhe ëndrrën e tij për të krijuar në Trentino, një verë që do tëkonkurronte me shampanjat më të mira franceze dhe që vijoi mëtej me Brono Lunellin, që kishte një dyqan verërash në Trento e që me pasionin e tij dhe aftësitë sipërmarrëse, arriti të shtonte prodhimin pa bërë kompromis me cilësinë, për të vijuar në ditët e sotme me brezin e tretë të familjes Lunelli, të cilët prodhojnëdhe shpërndajnë Ferrarin kudo nëpër botë, tashmë dhe nëShqipëri përmes Eurolab.
Dy lajme të mira nga kjo vizitë:
E para, pasi ke parë gjithçka nëfund të vizitës, mund të ulesh si një sommelier i vërtetë dhe tëshijosh nga të gjitha, madje dhe ato të rezervës dhe ato qëprodhohen në sasi të kufizuar.
Dhe e dyta: nuk të duhet një ftesëapo privilegj i veçantë për ta bërë: kompania organizon vizita tëtilla për turistët dhe në tur përfshihet dhe vizita në vreshtat, qëgjenden pak kilometra larg vendit të prodhimit, në një nga peizazhet me magjepsëse të zonës. Aty është dhe stacioni iradhës së këtij udhëtimi, bashkë me drekën në restorantin me yje Locanda Margon, gjithashtu pjesë e grupit Ferrari.
Më pas vizita private në vilën Margon të mbush shpirtin, jo vetëm me natyrën e bukur, lëndinën përrallore dhe kishëzën, që duket sikur ka dalë nga rrëfenjat e mesjetës, por me gjithë veprat e çmuara të artit që gjenden brenda kësaj vile. Pas një shëtitjeje në kodrinat dhe vreshtat, vjen dhe kthimi në qytet, për t’u ndalur tek AlbertPizza dhe për të provuar tendencën e kësaj vere:
Pizza Bollicinedinner – pica dhe bulëza. Nëse nuk e keni provuar ende, nuk keni ç‘prisni, është një kombinim i përsosur dhe nuk ka për të qenë kurrsesi një tendencë kalimtare verore. Sepse kushdo që e provon, do të kërkojë t’i rikthehet. Jo më kot, siç e thamë në fillim, bulëzat janë mishërimi i lumturisë. Ose lumturia ndonjëherë është thjesht ca bulëza të mbledhura në gotën e Ferrarit. E gjeni në https://mapocity.al/



















