Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden është tërhequr nga gara për Shtëpinë e Bardhë. Teksa i dha fund fushatës për rizgjedhjen e tij si President, Biden tha se “është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit”.
-
Ide për rutinën e mëngjesit gjatë verës!
22 Korrik, 09:33
Kjo lëvizje e Biden erdhi pas kritikave të shumta që ai mori nga demokratët pas debatit të parë presidencial me kundërshtarin e tij republikan, Donald Trump.
Vendin e tij do ta zëri një grua, bëhet fjalë për Kamala Harris. Ai i bëri thirrje demokratëve në SHBA që të bashkohen, për të mundur kandidatin republikan Donald Trump.
“Të dashur demokratë, kam vendosur të mos pranoj nominimin dhe të përqendroj të gjitha energjitë e mia në detyrat e mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim. Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte të zgjidhja Kamala Harris si Zv presidente. Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë. Sot dua të ofroj mbështetjen dhe miratimin tim të plotë që Kamala të jetë kandidatja e partisë sonë këtë vit. Demokratë — është koha të bashkohemi dhe të mposhtim Trump. Le ta bëjmë këtë”, ka shkruar Biden.



















