KreuBusull

Situatë kaotike në Shëngjin nga zjarri: Pushuesit braktisin resortet!

Situatë kaotike në Shëngjin nga zjarri: Pushuesit braktisin

Prej tri ditësh zjarri që ka pushtuar Shëngjinin dhe kryesisht zonën e Ranës së Hedhur, nuk ka mundur të qetësohet. Madje sot situata paraqitet tejet kaotike pasi flakët dhe tymi kanë zbritur deri në vijën e hoteleve dhe resorteve. Në vendngjarje kanë zbarkuar forca të shumta zjarrfikës të cilët prej orësh po luftojnë me flakët që nuk po njohin fre.

Situatë kaotike në Shëngjin nga zjarri: Pushuesit braktisin

Sakaq pushuesit resorteve pranë vatrës kanë nisur të mbledhin valixhet duke lënë kështu pushimet përgjysmë, për shkak të flakëve dhe tymit që duken se tashmë kanë dalë jashtë kontrollit. Pranë një hoteli te Rana e Hedhun, flakët kanë përfshirë çadrat e plazhit, si dhe një lokal buzë detit të ndërtuar me dru dhe kashtë.

Situatë kaotike në Shëngjin nga zjarri: Pushuesit braktisin


Zjarri besohet se është përhapur në këtë pjesë të plazhit nga thëngjijtë të ndihmuar nga era në vatrën e zjarrit që ka përfshirë pishat në kodër.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF