KreuBusull

Pushuesi nga Tirana humb jetën në detin e Durrësit!

Pushuesi nga Tirana humb jetën në detin e Durrësit!

Kanë rezultuar fatale pushimet për një qytetar nga Tirana teksa është ndarë nga jeta pas një arresti kardiak në bregdetin e Durrësit.

Sipas policisë ditën e sotme rreth orës 16:30, në Rrushkull Durrës, shtetasi Ll. K., 51 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se pasi është futur në det për t’u larë, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 51 vjeçarit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF