Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Valbonë ku ka humbur jetën një alpinist nga Kosova. Në zonën e Alpeve, në vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbonë është rrëzuar një alpinist nga Kosova dhe ka humbur jetën në një terren të thepisur dhe shkëmbor.
Sipas informacioneve paraprake, nuk mund të ndërhyhet as në rrugë tokësore dhe as me helikopter, përveç nga alpinistë të certifikuar që varen me litar për nxjerrjen e trupit të pajetë. Aktualisht trupi është ende i bllokuar në greminë dhe pritet të nisin operacionet e nxjerrjes së tij.



















