Një 16-vjeçare nga Pogradeci me inicialet V.T ka paditur bashkëjetuesin e saj 20-vjecar me banim në Roskovec, me pretendimin që është dhunuar prej tij edhe gjatë muajve të shtatzënisë.
16-vjeçarja bërë me dije para oficerit të policisë së komisariatit Pogradec se para një viti është larguar nga banesa e saj për të bashkëjetuar me 20-vjeçarin në Roskovec të Fierit, pa dijeninë e prindërve.
Sipas saj, bashkëjetuesi e ka mbajtur me forcë brenda ambienteve të shtëpisë duke mos e lejuar të dalë jashtë banesës për asnjë moment, madje ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
16-vjeçarja ka deklaruar para oficerëve të policisë se para një jave është larguar nga banesa e bashkëjetuesit te prindërit e saj. Pasi ka ardhur në banesë, adoleshentja i ka bërë me dije nëpërmjet telefonit bashkëjetuesit të saj se do të abortojë fëmijën.
“Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Kuman, Fier, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë”, thuhet në njoftimin e policisë.



















