KreuBusull

Po vizitonte Butrintin; ndërron jetë papritur turistja hollandeze!

Po vizitonte Butrintin; ndërron jetë papritur turistja hollandeze!

Një vizitë turistike në Butrint, Saransë është kthyer në fatale për një turiste nga Hollanda. Teksa ka qenë duke bërë turin turistik në Butrint, Yvone Boer 70 vjeç është ndjerë papritur keq dhe ka ndërruar jetë. Yvone Boer nga Holanda ishte me një grup turistësh holandeze paraditen e sotme për vizitë në Butrintin Antik. Mësohet se kur ka mbërritur në kala nuk është ndjerë mirë. Menjëherë është njoftuar ambulanca ku fillimisht për shpejtësi është dërguar në ambulancën e Ksamilit në urgjencën në Sarandë.

Sipas bluzave të bardha 70-vjeçarja e huaj dyshohet të ketë bërë arrest kardiak, dhe për pasojë ka humbur jetën. Trupi i pajetë do të transportohet për në Tiranë në mjekësinë  ligjore.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF