Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në një prej azileve private në Tiranë, teksa raportohet nga policia se një i moshuar ka goditur për vdekje me bastun hekuri shokun e tij të dhomës. Zyhdi Shehi, 78 vjeç është arrestuar pasi akuzohet se pas një sherri banal ka vrarë bashkëmoshatarin e tij. Mësohet se debati mes dy të moshuarve ka nisur për arsye të rëndomta, ku agresori akuzonte viktimën se i kishte zënë krevatin.
"Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të dy të moshuarit sipas përfaqësuesve të azilit privat, vuanin nga skleroza.



















