KreuBusull

20 të plagosur; merr flakë rrota rrotulluese për fëmijë në Gjermani!

20 të plagosur; merr flakë rrota rrotulluese për fëmijë

20 persona kanë mbetur të lënduar pasi një rrotë Ferris u përfshi nga flakët gjatë një festivali muzikor në Gjermani pranë qytetit të Leipzig.

Nga videot që kanë qarkulluar në mediat e huaja shihet që dy nga kabinat e rrotës kishin marrë flakë.

20 të plagosur; merr flakë rrota rrotulluese për fëmijë

Sipas autoriteteve gjermane raportohet se katër persona kanë pësuar djegie të rënda, disa janë plagosur duke u hedhur nga një lartësi e madhe, në tentativë për të lënë rrotën që digjej, ndërsa të shumtë janë ata që kanë pasur probleme me frymëmarrjen.

Policia ka rrethuar zonën, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF