KreuBusull

E pamundur identifikimi: Nis mbledhja e mbetjeve trupore nga rënia e avionit në Brazil!

E pamundur identifikimi: Nis mbledhja e mbetjeve trupore nga rënia e

Ekipet braziliane të mbrojtjes civile punuan gjatë natës duke hequr mbetjet njerëzore të pasagjerëve në aeroplanin që u rrëzua të premten pranë Sao Paulos, duke vrarë të 62 personat në bord.
Të paktën 21 trupa u gjetën të shtunën në mëngjes, tha qeveria e shtetit të Sao Paulo, me dy viktima të identifikuara në vend. Të gjithë trupat po transferohen në morgun e policisë në Sao Paulo.
Të premten, transportuesi rajonal Voepass tha se avioni mbante 57 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, por të shtunën firma konfirmoi se një tjetër pasagjer i pagjetur ishte në fluturim, duke e shtuar numrin e viktimave në 62.
Pozicioni i trupave në aeroplanin e rrëzuar, karakteristikat fizike, dokumentet dhe sendet e tilla telefona celularë po përdoren për të ndihmuar në identifikimin e tyre.
Pasi të mblidhen të gjitha këto prova viktimat do të largohen nga rrënojat dhe do të ransportohen në Sao Paulo.
Të afërmit e viktimave janë sjellë në Sao Paulo për të ndihmuar në sigurimin e materialit gjenetik për identifikimin e ADN-së të pjesëve të trupit dhe informacione të tjera për të vdekurit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF