KreuCelebrity

Eva Buzo përfundon me sukses sfidën; përshkon me not 92 km për 35 orë!

Eva Buzo përfundon me sukses sfidën; përshkon me not 92 km

Avokatja me origjinë shqiptare Eva Buzo ka përfunduar udhëtimin e saj prej 35 orësh e 17 min dhe 92 km nga brigjet e Leces, deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën Shqiptare në një nga gjiret e Karaburunit, në afërsi të kepit të Gjuzës.

Vitin e kaluar Eva Buzo ndërpreu sfidën në mes për shkak të komplikacioneve, por sot ajo e përfundoi rrugëtimin e saj me sukses, duke treguar një forcë fizike dhe psikologjike.

Eva Buzo përfundon me sukses sfidën; përshkon me not 92 km

Eva nuk ka patur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 35 orësh, i cili ka qenë konstant dhe ka ndaluar disa herë vetëm për të pirë ujë.

Në momentin e mbërritjes Eva nuk është në gjendje të flasë për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa. Ndërkohë raportohet se gjendja e saj është shumë e mirë.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF