Kiara Tito vazhdon të mbetet mjaft aktive në rrjetet sociale, ku nuk ngurron të ndajë me ndjekësit shpeshherë momente nga përditshmëria e saj me Luizin dhe vogëlushen e tyre, Luna Mari Ejlli.
Por sic ndodh rëndom në raste të tilla, jo të gjithë komentet janë dashmirëse. Moderatorja ka replikuar së fundi me ndjekësit në platformën X. Një prej tyre i përmendi ish-partnerët teksa shprehet se “zonja Kiara Tito vetëm për numrin e dashnorëve njihet.”
Kiara, duke ruajtur plotësisht qetësinë, i ktheu një përgjigje tejet ironike. “Vazhdon tudo i kthen përgjigje vetes. Nale dorën o Izet se ke kohë edhe nesër të ofendosh. Mos i harxho të gjithë fishekët sonte”, ka shkruar ajo.



















