KreuBusull

Për herë të parë në histori, Miss Afrika e Jugut kurorëzohet një grua e shurdhër!

Për herë të parë në histori, Miss Afrika e Jugut

Mia le Roux është bërë gruaja e parë e shurdhër që u kurorëzua Miss Afrika e Jugut. Në fjalimin e saj pasi mori çmimin, zonja Le Roux tha se shpresonte që fitorja e saj do t'i ndihmonte ata që ndiheshin të përjashtuar nga shoqëria për të arritur "ëndrat e tyre më të egra, ashtu siç jam unë".

Për herë të parë në histori, Miss Afrika e Jugut

Për herë të parë në histori, Miss Afrika e Jugut


Ajo tha se donte të ndihmonte ata që ishin "të përjashtuar financiarisht ose me aftësi të ndryshme". Bukuroshja Le Roux, 28 vjeçe u diagnostikua me humbje të thellë të dëgjimit në moshën një vjeçare dhe ka një implant koklear për ta ndihmuar të perceptojë tingullin.
Ajo tha se i ishin dashur dy vjet terapi të të folurit para se të ishte në gjendje të thoshte fjalët e saj të para.

Për herë të parë në histori, Miss Afrika e Jugut


Pas fitores, modelja dhe menaxherja e marketingut në fjalën e saj përshëndetëse dhe falenderuese tha: "Unë jam një grua e shurdhër me krenari nga Afrika e Jugut dhe e di se si është të jesh i përjashtuar. Tani e di që u vendosa në këtë planet për të thyer kufijtë dhe e bëra këtë sonte”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF