Ditën e sotme nis shpërndarja e teksteve shkollore falas për 238 mijë nxënës.
Kryeministri Rama me anë të një video në rrjetet sociale, njoftoi se ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore falas, ku do të përfitojnë 238 mijë nxënës.
Sipas Ramës, kjo është një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të viti të ri shkollor.
“Mirëmëngjesi dhe me fillimin e shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm, një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.