KreuBusull

Si e helmuan dhe e xhiruan studentin shqiptar në SHBA? Vendim historik prej 75 milionë dollarësh!

Si e helmuan dhe e xhiruan studentin shqiptar në SHBA? Vendim historik prej

Vdekja tragjike e një studenti shqiptar tronditi Shtetet e Bashkuara 5 vite më parë. I tradhtuar nga miku i tij i ngushtë, 21-vjeçari Denis Preka, u helmua dhe u xhirua në çastet e tij të fundit të jetës në video që bënë xhiron e rrjeteve sociale.

Një vendim historik prej 75 milionë dollarësh për vdekjen e studentit shqiptar, ka krijuar një precedent të ri në drejtësinë amerikane. Videoja që shokët i bënë studentit ekselent shqiptaro-amerikane në Detroit të Shteteve të Bashkuara, në çastet e tij të fundit, pasi e kishin helmuar tronditi këdo që pa çastet tragjike teksa shpërndaheshin në rrjetet sociale.

Videoja që zgjat pak më shumë se 3 minuta tregon çastet e tmerrshme kur djemtë që ishin pranë Denisit e ngacmonin dhe e tallnin, ndërkohë që nuk njoftuan urgjencën për ta ndihmuar.

Si e helmuan dhe e xhiruan studentin shqiptar në SHBA? Vendim historik prej

“Unë u informova nga njëri prej miqve të Denisit. Kishim marrë vesh nga policia që atë natë ishin bërë video. Dhe janë shumë mizore. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë, as në filma. Ishte përtej imagjinatës, nuk mund ta sajosh diçka të tillë.

Mënyra se si ata e trajtonin… Dhe se sa në shqetësim ishte ai, dhe ata vazhdonin. Ka vetëm rreth tre minuta e gjysmë video, por gjatë një periudhe prej ndoshta 4 ose 5 orësh. Ne shohim vetëm një pjesë të vogël. Por mund ta shohësh në vazhdim se si përkeqësohet. Dhe thjesht nuk arrij ta kuptoj se si djemtë që ishin aty nuk njoftonin urgjencën e të kërkonin ndihmë për të. Dhe në pikën kur ai ishte shumë afër vdekjes, ata e ngacmonin dhe e tallnin. Një mungesë respekti i plotë për jetën. Sjellje sociopatike, psikopatike”, ka thënë njerku i Denist gjatë intervistës së dhënë në Top Story.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF