KreuCelebrity

Adresë denigruese nga kolegët e punës në Tik Tok, detaje të reja nga vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës!

Adresë denigruese nga kolegët e punës në Tik Tok, detaje

Detaje të reja po dalin në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin e Durrësit, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka, i dha fund jetës duke pirë fostoksinë. Gjithmonë e më shumë po duket qartë se faji për këtë situatë rëndon mbi kolegët e saj. 41 vjecarja ishte përballur me një presion të jashtëzakonshëm psikologjik për shkak të bullizmit të tyre. Në fakt, duket se këta kolegë i kishin hapur një faqe tejet denigruese në rrjetin social Tik Tok.

Adresë denigruese nga kolegët e punës në Tik Tok, detaje

Loka ishte ankuar edhe tek pronari Italian, por nuk ka marrë zgjidhje prej tij. Kompania ku punonte 41-vjeçarja prodhon litarë në zonën e Fllakës për tragetët. Bullizmi i saj duket vazhdonte prej një viti. Ishin familjarët e saj që thonë se gruaja id ha fund jetës pikërisht për shkak të kësaj cështjeje, e cila e kishte shqetësuar shumë. Ajo duket nuk kishte probleme të tjera si financiare apo të ndonjë lloji tjetër. Ishte nënë e tre djemve dhe një vajze, më i vogli 10-vjeç dhe më i madhi 21-vjeç.

Sa i përket adresës fallse është me një foto të 41-vjeçares dhe kolegët e komentonin. Madje, profili ishte denigrues që nga emri. Sigurisht dhe vetë kompania që ajo punonte e dinte për këtë rast. Edhe në polici, Loka kishte thënë se nuk e dinte se kush ishte personi përgjegjës, por ishte e bindur se bëhej fjalë për kolegët.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF