KreuCelebrity

Adriana Matoshi për lidhjen me ish-partnerin 19 vite më të ri: “E dija që nuk do të zgjaste përgjithmonë”!

Adriana Matoshi për lidhjen me ish-partnerin 19 vite më të ri:

Nje kohe e mbetur, por e destinuar te mbetej aq: Nje kohe! Në podcast-in FLET me Ilnisa Agollin, Adriana Matoshi foli mes te tjerash për lidhjen me ish-partnerin 19 vite më të ri, Keith Groeneveld.

Adriana Matoshi për lidhjen me ish-partnerin 19 vite më të ri:

Filimisht aktorja e nisi me një batutë duke iu referuar Ilnisës dhe Meritonit për të bërë krahasimin në raport me të. “Ti ke qenë afër, ç’më lidhi mua me Afrikën? Ti ke qenë shumë afër, unë me Afrikën? Unë kam dashur të bashkoj botën”- tha ajo. Më tej, aktorja tha se mbi të gjitha ka përjetuar një dashuri të jashtëzakonshme për të cilën nuk pendohet, por ishte e ndergjegjshme se nuk do të zgjaste përgjithmonë.

Ilnisa Agolli: Sa zgjati e gjitha kjo dashuri?

Adriana Matoshi: 3 vite. Por asnjëherë nuk kam thënë që ka do të më zgjasë tërë jetën. Nuk më ka zgjatur asnjëherë as lidhja ime me ish-bashkëshortin tim që kam 4 fëmijë. Unë e kam menduar se do të më zgjasë tërë jetën, nuk ka zgjatur. Dashuritë e mëdha mendoj se shkëputen diku. Unë e kam përjetuar një dashuri të madhe që nuk jam pishman, sado që krejt bota shqiptare ka folur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF