KreuCelebrity

Befasuese: Mësohet shkaku i vdekjes së Sinead O’Connor, nuk është ai që mendohej!

 

Befasuese: Mësohet shkaku i vdekjes së Sinead O’Connor, nuk

Mendimi i pare pas njoftimit se këngëtarja e njohur irlandeze Sinead O’Connor, ishte ndoshta ai i nje mbidoze narkotikesh. Por 6 muaj pasi 56 vjecarja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër, mjeku ligjor njoftoi se artistja vdiq nga shkaqe natyrore.

Befasuese: Mësohet shkaku i vdekjes së Sinead O’Connor, nuk

Ylli i këngës hit “Nothing Compares 2 U” u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes, dhe policia deklaroi se vdekja e saj, nuk po trajtohet si e dyshimtë, shkruan Al Jazeera. Gjykata e mjekëve ligjore kishte thënë në kohën e vdekjes se do të kryhej një autopsi përpara se të merrej një vendim nëse ishte e nevojshme te mbahej një hetim.

Vdekja e O’Connor shkaktoi një valë pikëllimi mes fansave te saj, përfshirë muzikantë dhe yje të tjera të showbizit, veçanërisht në atdheun e vet, Irlandë. Në ditën e varrimit të saj në gusht, qindra njerëz u rreshtuan përgjatë rrugës së kortezhit të saj në Bray, qytetin irlandez 20 kilometa larg në jug të Dublinit që ajo e quajti shtëpinë e saj për 15 vjet.Disa prej tyre u nderuan duke kënduar bashkë me hitet që dëgjoheshin nga një furgon i vjetër ‘Volkswagen’, dhe të tjerët hodhën lule mbi kortezhin e saj.

Befasuese: Mësohet shkaku i vdekjes së Sinead O’Connor, nuk

Muzikantja, e cila u bë e famshme në vitet ’90, ndryshoi imazhin e grave në muzikë në atë kohë. Me kokën e rruar, shprehjen e dhimbshme, dhe garderobën ekstravagante, ajo u pa nga shumë gra të reja si një sfiduese e drejtpërdrejtë e nocioneve të zgjatura të kulturës popullore për feminitetin dhe seksualitetin. Ajo ishte gjithashtu e zëshme në qëndrimin e saj politik kundër Kishës Katolike.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF