KreuCelebrity

Dalin fotot e vjetra, si dukej Kim Kardashian 30 vjet më parë!

Dalin fotot e vjetra, si dukej Kim Kardashian 30 vjet më parë!

Kim Kardashian postoi  disa nga fotot e saj të vjetra në Instagram duke treguar sesi dukej në fëmijëri. Në njërën nga fotot, e cila është realizuar në vitin 1993, ajo ka pozuar me shoqen e saj Lindsay. Kim ishte 13 vjeçe në atë kohë, dhe ishte vërtet e bukur!

Dalin fotot e vjetra, si dukej Kim Kardashian 30 vjet më parë!
Dalin fotot e vjetra, si dukej Kim Kardashian 30 vjet më parë!

Ylli i reality show-it “The Kardashians” tërhoqi për herë të parë vëmendjen e mediave duke u shoqëruar me Paris Hilton. Para se të bëhej e famshme, Kim punonte si stiliste për shoqen e saj të fëmijërisë, dhe një herë ka thënë se Paris ishte përgjegjëse për fillimin e karrierës së saj, pasi e njohu me shumë njerëz të rëndësishëm. Shumë shpejt pas kësaj, Kim u bë një nga personat më të famshëm në botë. Në fillim të viteve 2000, në publik doli një video e saj intime me reperin Ray J. Kim dhe Ray ishin në një lidhje nga viti 2002 deri në vitin 2006, dhe shumë njerëz besojnë se pikërisht kjo video private i siguroi Kim Kardashianit karrierën që ka sot.
Tetë muaj pas daljes së videos, familja Kardashian vendosi të shfrytëzojë ekspozimin e tyre publik dhe kështu doli episodi i parë i reality shoë-it “Keeping Up ëith the Kardashians”. Kur rrjetet sociale filluan të rriten me shpejtësi, Kim dhe motrat e saj e përdorën këtë si mundësi për të rritur ndikimin e tyre përtej vetë reality shoë-it. Kim e shfrytëzoi rrjetin social për të krijuar dhe konsoliduar markën e saj, dhe jo vetëm si një person i famshëm. Ajo gjithashtu përdori rrjetet sociale si një mjet për të rritur markat e saj “Skims” dhe “SKYNN by Kim”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF