KreuCelebrity

Demi Lovato fejohet me muzikantin Jutes! Hidhini një sy unazës!

Demi Lovato fejohet me muzikantin Jutes! Hidhini një sy unazës!

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato, është fejuar me muzikantin Jutes, emri i vërtetë i të cilit është Jordan Lutes, pas një viti lidhje. Ky i fundit i propozoi Lovatos në Los Angeles me një unazë diamanti në formë dardhe.

Ata u shfaqën më të lumtur se kurrë në sesionin e tyre të thjeshtë të fejesës, duke vështruar njëri-tjetrin me adhurim. Sipas People, çifti i sapofejuar zgjodhën në një nga restorantet e tyre të preferuara në Los Angeles për të festuar me familjet e tyre pas propozimit.

Demi Lovato fejohet me muzikantin Jutes! Hidhini një sy unazës!

Lovato dhe Jutes janë bashkë që nga muaji gusht, gati dy vjet pasi ylli i “Camp Rock”, i cili përdor përemrat ajo/ata i dha fund fejesës së saj të parë me aktorin Max Ehrich.

Demi Lovato fejohet me muzikantin Jutes! Hidhini një sy unazës!

Kujotojmë që ata bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në galën e Clive Davis Pre-Grammy në The Beverly Hilton në Beverly Hills, Kaliforni, në muajin shkurt.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF