Këngëtari Blero vendosi të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP" Kosova, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh prej 200 mijë eurosh.
Blero u shpreh se nuk ka mundur të durojë presionin e madh psikologjik në shtëpi, duke shtuar se nuk e ka shijuar këtë përvojë.
E njëjta situatë ka ndodhur edhe me Getinjon vitin e kaluar, i cili u largua nga ‘Big Brother’ pas 44 ditësh. E pas kësaj ka reaguar edhe vet Getinjo duke komentuar në lajmin për largimin e Bleros.
Reperi ka komentuar në një nga fotot e Bleros, duke shkruar: "Getinjo from Aliexpress". Kështu ai ka nënkuptuar që këngëtari ka "kopjuar" veprimet e tij vitin e kaluar.