KreuCelebrity

“Do ketë përplasje të forta”, moderatori flet për banorët e BBV3: Këta janë edhe më të bukur!

“Do ketë përplasje të forta”, moderatori flet

Ne emisionin e mëngjesit, “Wake Up”, Blendi Salaj ka zbuluar disa detaje mjaft interesante në lidhje me banorët dhe shtëpinë e BBV3. “Shtëpia do të jetë fenomenale. Takova njerëz që po merrem me këtë punë, edhe ndihet eksitimi. Pashë murin me banorët. Unë i di, janë të gjithë në kokën time por nuk mund t’i them”, tha moderatori.

Pjesë nga biseda e prezantuesve në “Wake Up”:

Blendi Salaj: Murin me banorët, unë i di, janë të gjithë në kokën time por s’mund ti them

Neada Muçaj: Fotografitë e banorëve

Blendi Salaj: Ato të cilave u vendoset kryq kur dalin nga shtëpia, tani janë të gjithë pa kryq. Unë mund të them këtë gjë, këto janë përshtypjet personale, mu duk që niveli i bukurisë te banorët këtë vit është i kënaqshëm.

Neada Muçaj: Më bukuroshë se ata vjet?

Neada Muçaj: U ngelet hatri atyre, mos e thuaj këtë.

Blendi Salaj: Edhe ata shumë të bukur ishin që të gjithë, por këta janë…

Neada Muçaj: Këta? Janë më shumë? Janë shumë më shumë?

Blendi Salaj: Është një numër i konsiderueshëm njerëzish

Enxhi Nasufi: U tha se do të jenë më shumë, se Sara Hoxha e tha se do të jenë më shumë.

Blendi Salaj: Janë më shumë se sa vjet, gati 2-fish dëgjova unë.

Enxhi Nasufi: Po nuk i numërove ti?

Neada Muçaj: Janë më bukuroshë, janë më të gjatë…

Enxhi Nasufi: I kemi parë ne ca sy bojë qielli

Blendi Salaj: Mendoj se do të përplasen fort, janë ca karaktere me thënë të drejtën

Enxhi Nasufi: Domethënë presim një bombë atomike?

Blendi Salaj: Kur janë shumë të ngjashëm disa, aty më zë meraku mua, aty ka mundësi për përplasje e kështu gjërash.

Neada Muçaj: A ka shanse të ketë ndonjë çift?

Blendi Salaj: Të bëhen brenda çift?

Blendi Salaj: Po ka shanse. Ka edhe beqarë në mosha të përshtatshme

Neada Muçaj: Edhe të martuar që mund të lënë gratë

Blendi Salaj: Ça nuk do të ndodhë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF