
Dua Lipa ka surprizuar fansat duke publikuar për herë të parë fotografitë nga ceremonia e saj martesore me aktorin britanik Callum Turner, e zhvilluar në Siçili të Italisë.
Këngëtarja me famë ndërkombëtare zbuloi edhe fustanin e bardhë të nusërisë, i cili u bë menjëherë një nga detajet më të komentuara të dasmës. Pamjet e ndara në rrjetet sociale kanë marrë vëmendje të madhe, ndërsa fansat kanë vlerësuar elegancën dhe stilin e artistes.
Çifti i tha “po” njëri-tjetrit më 6 qershor në një ceremoni private, ku morën pjesë vetëm familjarët dhe miqtë më të afërt. Të dy zgjodhën të festonin larg syrit të publikut, duke i dhënë përparësi një atmosfere intime dhe të qetë.
Pas dasmës, Dua Lipa dhe Callum Turner kanë vijuar pushimet romantike në Itali. Sipas mediave të huaja, ata janë parë në disa prej vendeve më të njohura të vendit, përfshirë bregdetin e Amalfit, Salernon dhe pranë shatërvanit Trevi në Romë.
Burime pranë çiftit bëjnë të ditur se muaji i mjaltit ka qenë i mbushur me momente relaksi dhe romantike, ndërsa Italia mbetet një nga destinacionet e tyre të preferuara dhe një vend me rëndësi të veçantë në historinë e lidhjes së tyre.
