Fansat e Adele e kanë cilësuar mënyrën e saj të organizimeve të koncerteve në Mynih këtë verë si një 'shaka absolute' pasi ata paguan deri në 350 paund britanik për bileta, por u duhej të hipnin mbi karrige për të parë skenën. Dashamirësit e artistes së hitit 'Easy On Me', nuk ishin në gjendje ta shihnin atë mbi njerëzit që qëndronin para tyre.
Në një klip të shpërndarë në TikTok, i cili është parë 1.5 milionë herë, fansat janë filmuar duke hipur mbi karrige, gjë që, nga ana tjetër, detyron të tjerët të pas tyre të ngjiten po ashtu mbi karrige duke u krijuar në stadium një kaos i vërtetë.
Një fans i zhgënjyer shkroi në seksionin e komenteve: 'Pagova 316 £ dhe nuk mund të shihja asgjë. Shoku im ishte në shpinë për 60 £ dhe kishte pamjen më të mirë.'
Një tjetër shtoi: 'Punëtorët e sigurimit po i urdhëronin njerëzit të uleshin, kështu që të gjithë ishim në nivel. Ishte një shaka absolute. Paguam gjithë ato para për të mos parë pothuajse asgjë.'