Fatos Nano, ish-kryeministri dhe ish-lideri i PS-së, është shtruar në një spital privat në kryeqytet për shkak të problemeve shëndetësore që ka pasur së fundmi.
-
Përfitimet shëndetësore të vezës dhe sasia e duhur për konsum në ditë!
12 Shtator, 09:57
Sipas burimeve të Euronews Albania, Nano ka pësuar një frakturë parciale dhe pas ekzaminimeve të kryera nga mjekët, ai do të nënshkruajë një ndërhyrje kirurgjikale të enjten. Gjendja e tij shëndetësore është nën kontroll, sipas informacionit të ofruar nga stafi mjekësor.
Kujtojmë që Fatos Nano ka pasur probleme shëndetësore të mëparshme, përfshirë një periudhë të gjatë të intubimit rreth një vit më parë për shkak të një komplikacioni në mushkëri.
Ai kishte vuajtur nga një sëmundje pulmonare obstruktive kronike (SPOK), e cila kishte kërkuar trajtim të menjëhershëm.



















