Orlando Bloom kaloi një transformim ekstrem fizik për rolin e tij në filmin “The Cut”, në të cilin interpreton një boksier. Aktori humbi në mënyrë drastike 23 kilogramë për t'iu përshtatur kërkesave të personazhit. Filmi The Cut, i cili u shfaq premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, e vendosi Bloom përballë disa sfidave të mëdha.
Për t'u përgatitur për këtë rol, aktori kaloi tre muaj duke u stërvitur intensivisht në një palestër boksi për të kuptuar më mirë personazhin që luante. Për këtë eksperiencë, ai tha: “Në një moment mendova vërtet se do të vdisja”. E fejuara e tij, Katy Perry, ishte shumë e impresionuar nga transformimi i partnerit të saj, duke rrëfyer: "Pata nevojë për një pije të fortë" pasi pashë filmin dhe shtoi se qau me performancen e Bloom.
Në rolin e tij, Orlando luan një boksier në pension, i cili fiksohet pas rikthimit në ring, edhe nëse kjo i vë jetën në rrezik. Për të arritur peshën e kërkuar për kategorinëe duhur, aktori ndoqi një dietë tejet kufizuese, duke rrëfyer: “Isha shumë i uritur e i i zemëruar. Për tre javët e fundit në Londër para xhirimeve, nuk haja gjë tjetër veç ton dhe tranguj. Një dietologe më vuri në një dietë të rreptë dhe përfundova më i dobët se kurrë." “Në thelb, e reduktova ushqimin për një periudhë prej tre muajsh, deri para xhirimeve, kur isha në peshën time më të ulët. Humba 23 kilogramë dhe isha rreth 84 kur fillova dietwn. Kështu që humba mjaft peshë dhe kjo ishte gjithashtu shumë e vështirë mendërisht”, u tha aktori gazetarëve në Festivalin e Filmit në Toronto. Më pas, Bloom iu desh të rifitonte peshën e humbur për t'u dukur më shumë si boksier. “Më duhej të arrija deri në 84 kilogramë ose më shumë, duke ngrënë shumë akullore dhe ëmbëlsira. Ishte një sfidë, sidomos në një kohë kaq të shkurtër”, shpjegoi 47-vjeçari në një intervistë për Deadline.



















