Objektivi i Cristiano Ronaldos për të arritur kuotën e 1000 golave është gjithnjë e më afër. Ai ka shënuar sërish, duke arritur në 901 realizime mes klubeve dhe kombëtares, duke thelluar më tej këtë rekord.
Gol i fundit i tij u shënua ndaj Skocisë dhe ishte ky gol që ndihmoi Portugalinë të siguronte fitoren e dytë në grupin e Ligës së Kombeve, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e Ronaldos në këtë arritje.
I hedhur në fushë nga stoli në fillimin e pjesës së dytë, 39-vjeçari shënoi një gol të rëndësishëm për të thelluar më tej rekordet e tij dhe për të bërë që Skocia të bëhet kombëtarja e 48 që pëson gol nga Ronaldo.
Ai ishte në vendin e duhur në momentin e duhur për të devijuar topin e hedhur nga e majta e sulmit dhe kështu afroi më shumë për të arritur objektivin e tij historik.