Viti i ri shkollor është gjithmonë një moment emocionues, veçanërisht për ata 28 mijë nxënës që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Ky hap i rëndësishëm shënon një kapitull të ri në jetën e tyre dhe të familjeve të tyre. 350 mijë nxënës të arsimit parauniversitar kanë nisur sot vitin e ri shkollor, ku rreth 238 mijë nxënës i përkasin ciklit 9-vjecar.
Sipas të dhënave zyrtare, në vitin shkollor 2024-2025 janë 20 mijë nxënës më pak, ose 7.8% krahasuar me vitin 2023-2024 , ku 258 mijë nxënës ndoqën arsimin 9-vjeçar.
-
5 truke të thjeshta për të filluar sportin në mëngjes me lehtësi"
9 Shtator, 10:03
Në këtë ditë Edi Rama, ka uruar të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit që ulen sot në bankat e shkollave, duke nisur kështu një sezon të ri shkollor.
“Me urimin për të gjithë nxënësit, veçanërisht për ata që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, mësuesit e prindërit e Shqipërisë, për një vit të mbarë shkollor, ju uroj një javë të bukur”, ka shkruar Rama.