Luiz Ejlli po i shijon pa mase momentet ekaluara me familjen e tij, te plotesuar tashme nga ardhja ne jete e vogelushes se tij dhe Kiara Titos, Luna. Këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania,” ka emocionuar ndjekësit e tij me një moment të veçantë familjar. Se fundi, ai ka ndarë në Instagram një video ku shihet duke shijuar kohën e lirë me partneren e tij dhe te voglen e tyre.
Në këtë video të ëmbël, Luiz shihet duke luajtur me vajzën e tij në një pishinë, ndërsa vogëlushja Luna është e ulur mbi një komardare, e posaçme për fëmijë. “Faleminderit o Zot,” shkruan Luizi, duke shprehur mirënjohjen për ate qe i fali jeta.



















