Kate Middleton iu desh t'i nënshtrohej një operacioni "urgjent" për të hequr një masë në kokën e saj. Informacioni është bërë publik vetëm tani, duke u përmendur në një biografi të re mbretërore. Princesha po kalon periudhën më të vështirë të jetës së saj, duke mësuar se vuan nga kanceri pasi i është nënshtruar një operacioni në bark. Por fatkeqësisht, duket, kjo nuk ka qenë e vetmja ndërhyrje së cilës ajo i është nënshtruar.
Operacioni për shpëtimin e jetës u bë disa vite më parë, kur Kate ishte në adoleshencë. Pas një kontrolli mjekësor, u zbulua një gungë në kokë, pak nën vijën e flokëve, raporton Yahoo News. Ndërhyrja e la me një shenjë prej disa centimetrash, e cila u vu re në vitin 2011, gjatë dasmës së saj me Princin William. "Në kohën e adoleshencës, teksa ishte në Kolegjin Marlborough, një gungë u zbulua në anën e majtë të kokës së saj. Shkolla njoftoi menjëherë prindërit e dhe nëna e vet, Carole, e çoi në spital, ku iu nënshtrua një operacioni për heqjen e masës në fjalë”, thuhet në librin e titulluar “Catherine, Princesha e Uellsit”.



















